Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Meta: Shpresojmë te reflektimi i mazhorancës

Presidenti Ilir Meta, në daljen e tij të përjavshme para gazetarëve, u shpreh se nuk ka për qëllim nxitjen e protestave, por shtoi se “në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e të gjithë qytetarëve për interes të një pakice që bllokon integrimin europian të vendit dhe zhyt në borxhe vendin, padyshim që Presidenti e di se çfarë kërkon populli dhe nuk do të presë popullin t’i japë drejtim, por në të njëjtën gjatësi vale do ta zgjidhim këtë çështje”.

“Ne shpresojmë te reflektimi dhe përgjegjshmëria. E dimë që ka pasur më parë opinione të Venecias që nuk janë respektuar, por shpresojmë në reflektim. Pastaj, Presidenti ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e popullit. Të gjithë kanë detyrë të respektojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit. Se si do të veprojë Kuvendi njëpartiak, kjo është përgjegjësi e tij. Presidenti do të jetë gjithmonë në lartësinë e detyrës për të mbrojtur rendin kushtetues”, theksoi kreu i shtetit, njofton A2news.

Meta nënvizoi se është në detyrë “për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sidomos në një vend që ka edhe kryesimin e OSBE-së, vend anëtar të Këshillit të Europës, të një vendi fqinj me Maqedoninë e Veriut, që ka treguar se si mund të organizohen zgjedhje model”.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...