Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Ministrat e Shëndetësis nga vendet e Procesit të Berlinit koordinohen për ballafaqim me coronavirusin

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Ministrat e shëndetit të Procesit të Berlinit bien dakord për një koordinim më të mirë në luftën kundër Covid-19

Përhapja e coronavirusit në të gjithë rajonin dhe më gjerë dje bëri që ministrat e shëndetësisë të mblidheshin së bashku për një takim si pjesë e Procesit të Berlinit për të shkëmbyer përvoja dhe për të koordinuar më mirë ballafaqimin me krizën e coronavirusit. Përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Polonia, si dhe përfaqësues nga BE dhe disa organizata të kujdesit shëndetësor morën pjesë në diskutim.

Ministri Filipçe falënderoi për mbështetjen e të gjitha kompanive, ambasadave, vendeve të Bashkimit Evropian që ofruan ndihmë të konsiderueshme në kujdesin mjekësor mbrojtës, por edhe fondet për forcimin e sistemit shëndetësor në kushtet e COVID-19. Ai informoi pjesëmarrësit në lidhje me mbështetjen dhe katër paketat e masave nga Qeveria për ndihmë për qytetarët dhe kompanitë dhe shpjegoi se si funksionon sistemi shëndetësor në kushte me COVID-19.

“Sistemi shëndetësor është riorganizuar plotësisht që nga fillimi i krizës. Mjekët dhe infermierët punojnë në një sistem rrotullimi në repartet infektive ku trajtohen pacientët me Covid-19. Kudo në rajon, Evropë dhe botë, numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital po rritet. Shpresoj që rezultati i këtij takimi të jetë krijimi i një sistemi për shkëmbim më të mirë të përvojave në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga coronavirusi së bashku me vendet në rajon. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendoset një koordinim më i mirë me vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të ballafaqohen më me sukses me krizën e COVID-19”, theksoi Filipçe.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...