Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ministri Bekteshi promovon turizmin malorë në Malin Sharr

Tetovë, 20 shtator – Këtë të dielë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e kishte ditë pune, por për dallim nga ditët tjera me kostum në kabinet, kësaj radhe me veshje sportive dhe në ambient të hapur morri rrugën e bjeshkëve të Sharrit për të kontribuar edhe personalisht në promovimin e turizmit malorë, i cili viteve të fundit po merr hov të madh në vendin tonë.

Aktiviteti i organizuar nga Klubi Malorë “Peaktrip” nga Tetova i përkrahur nga Ministria e Ekonomisë kishte për qëllim promovimin e bukurive natyrore të Malit Sharr si dhe stimulimin dhe përkrahjen e sportit të bjeshkatarisë, rrespektivisht promovimit të turizmit malorë.

Shtegu i cili u përshkua sot filloi prej fshatit Sellcë deri në majën Guri i Kuq ose siç njihet ndryshe maja e Flamurit.

Në këtë ecje rekreative morrën pjesë rreth 100 pjesëmarrës adhurues të natyrës dhe bjeshkatarisë. Me prezencën e tij në këtë aktivitet Ministri Bekteshi dëshmoi angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Ekonomisë në zhvillimin e turizmit malor dhe zhvillimit rural, si dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen dhe kultivimin e natyrës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...