Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

“Monstra” vazhdon me dëshminë e nëpunësit policor

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Me dëshminë e një nëpunësi policor i cili ka marrë pjesë në procedurën hetimore kundër të akuzuarve, sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës.

Në seancat paraprake, dëshmuan nëpunës të mëparshëm dhe aktual policor lidhur me ekspertizën në vendin Vrazhivir, ku më 13 prill 2012 u gjet automjeti “Opel Omega”, i cili sipas aktakuzës është përdorur nga ana e kryesve të vrasjes afër Liqenit të Smillkovës, një ditë më herët, përkatësisht më 12 prill.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski të akuzuar janë Alil Dmeiri dhe Afrim Ismailloviq (në arrati) dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqë dyshja e gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, përderisa aktakuzën e përfaqësojnë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...