Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Motoristët urbanë për vitin e pestë me radhë nëpër rrugët e Shkupit në nder të shëndetit të meshkujve

Shkup, 27 shtator – Motoristët urbanë të veshur në kostume elegante dhe n motorët e tyre unikë për të pestin vit me radhë do të parakalojnë nëpër rrugët e Shkupit për nder të shëndetit të meshkujve dhe luftës kundër kancerit në prostatë. Me këtë, Shkupi edhe sivjet do të jetë pjesë e lëvizjes globale „The Distinguished Gentleman’s Ride“.

Edhe pse gjatë këtij viti shënojnë jubile, megjithatë gjendja aktuale me Kovid-19 imponoi rregulla të reja në nivel global të cilat do të respektohen edhe në kryeqytetin e shtetit. Në vend të parakalimit të përbashkët, këtë vit duke e respektuar moton „Ride solo together“,, ata në mënyrë vetanake do të defilojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të jenë të lidhur në aspektin social për qëllimin e vetëm – kujdesin për shëndetin e meshkujve.

Lëvizjen e nxiti Mark Hawwa në vitin 2012 në Sidnei kur i veshur në një kostum elegant së bashku me miqtë e tij defiluan nëpër rrugët për nderi të mikut të tij i cili e kishte humbur betejën me kancerin në prostatë. Që atëherë lëvizja ka marrë hov dhe nga viti në vit gjithnjë e më i madh është numri i pjesëmarrësve dhe mjeteve të grumbulluara. Në dhjetë vitet e kaluara janë grumbullar mbi 24.5 milionë dollarë ndërsa në lëvizjen globale deri më tani janë përfshirë mbi 316.000 pjesëmarrës në më shumë se 104 shtete në botë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...