Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

MPB mbanë rekordin për të punësuar të rinjë, ulet numri i të punësuarve në Mbrojtje

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, numri i të punësuarve nëpër ministri në vendin tonë është rritur për tre përqind, ndërsa në komuna për dy përqind. Rritje më të madhe të të punësuarve të rinjë ka në polici, ndërsa rënie më të madhe në mbrojtje, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Komunikime Qytetare, informon Zhurnal.

Në ministritë dhe në Qeveri dhe 540 më tepër të punësuar apo të angazhuar, ndërsa në komuna 154. Numri i të punësuarve të përkohshëm, të punësuar në ministri është rritur për më tepër se 300%. Tek komunat numri i personave të angazhuar me marrëveshje pune është ulur për 31%.

Numri më i madh i të punësuarve të rinj janë në polici për 570 persona, ndërsa rënie më të madhe në mbrojtje 168 më pak. Tek komunat, rritje më të madhe të të punësuarve ka në Butel për 122 njerëz, ndërsa ulje më të madhe në Karposh 124 njerëz.

Sipas institucioneve, në të njejtën periudhë më së shumti të punësuar të rinj apo njerëz të angazhuar me marrëveshje pune ka patur në MPB, 57, që është rritje për 5% (gjithsej janë 12263 të punësuar). Por me përqindje, më së shumti të punësuar të rinjë ka patur në Ministrinë e Kulturës, madje 23,7%.

Më së paku ka patur në Mbrojtje 168 persona. Më së paku sipas përqindjes ka patur në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, 20,2%.

Më së paku të punësuar (60) ka në Ministrinë për Vetqeverisje Lokale, ndërsa më pas vjen Ministria e Shëndetësisë 163, informon Zhurnal.

Sipas komunave, më së shumti njerëz punojnë në qytetin e Shkupit, gjithsej 747.

Më së shumti ulje të të punësuarve prej gjithsej 49 personave ka komuna e Tetovës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...