Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ndihma prej 6000 denarëve, pritet vendimi i deputetëve

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Ligji për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve prej gjashtë mijë denarë kaloi filtrat e komisionit në Kuvend. Tani radhën e kanë deputetët në seancën plenare të miratojnë ligjin, që qytetarët të marrin përfundimisht njëqind euro për blerje të produkteve vendore. Në debatin në komision, pushteti pranoi amendamentet e opozitës dhe rriti përfshirjen e qytetarëve që do të marrin ndihmë shtetërore. Bëhet fjalë kryesisht për prindër të vetëm, për të cilët, sipas opozitës, kishte disa kufizime në draft tekstin e ligjit.

“Ne propozojmë, në nenin dy, pika pesë, fjalët” për periudhën janar-gusht 2020 kanë realizuar të ardhura neto jo më shumë se 120 mijë denarë, gjegjësisht të fshihet evidenca e DAP-it. Me këtë propozim ne duam që të mos ketë asnjë kufizim në të ardhurat e marra nga prindërit e vetëm”, tha Eli Panova VMRO-DPMNE.

Nëse deputetët në komision votojnë për këtë amendament, të gjithë prindërit e vetëm të regjistruar në përputhje me Ministritë e Punës dhe Arsimit, pa marrë parasysh të ardhurat e tyre, do të kenë mundësinë të marrin ndihmë prej gjashtë mijë denarësh. Pra, amendamenti pranohet “-tha Dimitar Kovaçevski Zëvendësministër i Financave.

Përveç prindërve të vetëm, sipas Ligjit për mbështetje financiare, pensionistët me pension mujor deri në 15 mijë denarë, të papunët që nuk kërkojnë punë ose të papunët pasivë gjithashtu duhet të marrin nga gjashtë mijë denarë. Pastaj, prindërit e vetëm, artistë të muzikës dhe kinemasë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga familje të rrezikuara sociale, fëmijët pa prindër. Qytetarët kanë afat deri më datë 25 të këtij muaji t’i shpenzojnë paratë për të blerë produkte vendore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...