Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ndryshime të reja në VMRO-DPMNE, Mucunski dhe Gjorçev emërohen sekretarë ndërkombëtar

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Komiteti Eksekutiv sot ka sjellë vendim për emërimin e Vlladimir Nelloskit për kryetar të ri të Komitetit Qytetar të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Timço Mucunski dhe Vlladimir Gjorçev për sekretar ndërkombëtarë, njoftuan nga qendra për komunikim i VMRO-DPMNE-së, informon Zhurnal.

Sipas komunikatës partiake, Ivanka Vasilevska është emëruar për koordinuese e komisioneve qendrore, ndërsa përpos për kryetar të KK të partisë në Veles, ku është emëruar Igor Zdravkovski, partia do të shpallë konkurs për përzgjedhjen e kryetarëve të rinjë në disa komitete komuanle.

Pardje VMRO-DPMNE zgjodhi komitet të ri eksekutiv të partisë, si pjesë e ndrshimeve të paralajmëruara kadrovike. U soll dhe vendim për kongres të jashtëzakonshëm, ku sipas liderit të partisë Mickoski, ai nuk ka dashur të kandidohet për një mandat të ri të kryetarit, por bashkëpartiakët e tij nuk i kanë lejuar atij këtë.

“Komiteti Eksekutiv shprehu brengosje për gjendjen në Republikën e Maqedonisë me korona pandeminë, për të cilën është konstatuar se është alarmante dhe se Qeveria aktuale ka dështuar në çdo pikëpamje. Komiteti eksekutiv edhe një herë ka konstatuar se LSDM dhe Zoran Zaev bëjnë padrejtësi, revanshizëm dhe dhunë nga mafia e udhëhequr nga zaev mbi popullin e vet dhe me këtë e konfirmon vendimin për mbledhjen e sotme në protestë për shprehje të revoltës mbi pushtetin aktual. Mafia e Zaev solli dhunë, përndjekje, krim dhe korrupsion, ndërsa qytetarët i solli në pragun e varfërisë”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...