Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Në Bërvenicë të Tetovës zjarr në objektin e një kooperative bujqësore

Tetovë, 25 shtator – Zjarrfikësit e Tetovës po luftojnë për disa orë me zjarrin që shpërtheu këtë pasdite në objektin e një kooperative bujqësore në fshatin Bërvenicë.

Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, një zjarrfikës ka dëmtim të lehtë në fytyrë, ndërsa nga zjarri pranë objektit, janë djegur mijëra tulla kashte dhe makineri.

“Një zjarr në ndërtesën e kooperativës bujqësore është raportuar në SPB Tetovë në orën 16:00. Fillimisht nuk ka asnjë informacion për persona të dëmtuar. Është djegur sasi e madhe e ushqimit për kafshë dhe mjete druri për ruajtjen e frutave. Zjarri ende nuk është lokalizuar, informojnë nga policia e Tetovës.

Inspektim nga policia do të kryhet vetëm pas shuarjes së plotë dhe lokalizimit të zjarrit.

https://www.facebook.com/uka.aliti/videos/3417822694944477/?t=1

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...