Agjencia Zhurnal.KS
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Në Dibër sivjet më tepër nxënës në klasë të parë se sa vitin e kaluar

Dibër, 1 tetor – zhurnal.mk – Në komunën e Dibrës në vitin e ri shkollor ka pesëdhjetë nxënës të klasave të para më shumë krahasuar me vitin e kaluar shkollor, gjë që ndodh pas diva viteve kur kishte rregullisht më pak nxënës të klasave të para.

Autoritetet vlerësojnë se kjo ndikohet nga pandemia që parandaloi shumë njerëz të largoheshin nga vendi.

Sipas Reshat Qormemetit, përgjegjës për Departamentin e Arsimit në komunë, në tre shkollat ​​fillore komunale, për herë të pare në shkollë shkojnë 227 nxënës të klasave të para.

“Në SHF “Penestija” në qytet janë regjistruar 113 nxënës të klasave të para, që është për njëzet nxënës më shumë. Nga numri i përgjithshëm, 74 janë për mësimdhënie në gjuhën shqipe, ndërsa 39 në gjuhën maqedonase”, deklaroi Qormemeti.

Në qytet funksionon edhe shkolla fillore “Sait Najdeni”, ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. Në këto shkollë janë regjistruar 40 nxënës të klasës së parë.

Mësimi për nxënësit e klasave të para filloi me respektimin e protokolleve për shkak të pandemisë.

“Të gjithë nxënësve nga zemra ju dëshiroj shëndet dhe një vit të suksesshëm shkollor, pavarësisht nga vështirësitë dhe kufizimet që na i solli pandemia. Le të shpresojmë që procesi arsimor të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur në kushte dhe rrethana normale. Ne gjithmonë do të jemi afër shkollave dhe do të përpiqemi t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe vështirësitë që mund të shfaqen”, ka shkruar kryetari i komunës, Hekuran Duka në Fejsbuk.

Në këtë komunë në arsimin fillor janë regjistruar rreth 2,000 nxënës, të cilët i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Me prani fizike, mësimi zhvillohet nga klasa e parë në të tretën, ndërsa për nxënësit e tjerë mësimi është onlajn.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...