Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Në Indi babai i 5 vajzave i hap barkun gruas shtatzënë për të parë nëse do të lindte djalë

Policia në Indi ka zbuluar detaje të një rasti të tmerrshëm në të cilin një baba i pesë vajzave dyshohet se hapi barkun e gruas së tij shtatzënë, sepse ai donte të zbulonte nëse ajo do të lindte djalë.

Incidenti i tmerrshëm besohet të ketë ndodhur me 19 shtator të këtij viti në fshatin Nekpur në shtetin verior të Uttar Pradesh, transmeton oranews raportimin e mediave.

Babai i çmendur dyshohet se ia hapi barkun gruas së tij 35 vjeçare me një armë me tehe, duke e lënë atë me dëmtime serioze.

Gruaja, e cila ishte më shumë se gjashtë muaj shtatzënë, u dërgua me urgjencë në spital nga anëtarët e familjes, të cilët thanë se burri kreu aktin mizor sepse donte të dinte nëse foshnja ishte djalë apo vajzë.

Babai u arrestua më pas nga policia dhe ka filluar një hetim për motivet e tij.

Gruaja mbetet në spital pas sulmit të tmerrshëm dhe gjendja e foshnjës nuk raportohet nga mediat vendase.

Në Indi, preferenca e djemve mbetet ende e fortë.

Sipas Newseek ‘abortet selektive seksuale janë të përhapura në Indi’, ku familjet preferojnë të kenë djem.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...