Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Nedved, kategorik

Juventusi i Andrea Pirlos po kalon një moment të vështirë. Jashtë Championsit që në fazën e 1/8-ave dhe -10 pikë nga Interi kryesues në Serinë A, skuadra bardhezi të vetmen shpresë reale për ta mbyllur sezonin me trofe e ka në Kupën e Italisë, ku në finale do të përballet me Atalantën. Me pak fjalë, një sezon shumë i komplikuar. Dhe në situata vështirësie, Pavel Nedved, në rolin e zëvendëspresidentit, vë pikat mbi “i” për tema të ndryshme.

“Pirlo është dhe do të jetë trajneri i Juventusit me 100%. Ne u lidhëm me një projekt me Andrean, duke i ditur vështirësitë që do të kishte. Donim të bënim diçka më shumë, por nuk ia dolëm, vështirësitë i kishim parashikuar. Kemi një të trajner të ri me një skuadër të rinuar. Jemi shumë të qetë, në rrugën që donim dhe nuk devijojmë nga kjo rrugë. Ai ka gjithçka për t’u bërë një trajner i shkëlqyeshëm, edhe pse “i madh” zakonisht bëhesh pas 10, 15 apo 20 vitesh punë.”

Pra, kuptohet qartë nga fjalët e Nedvedit se nuk bëhet fjalë për rikthimin e Massimiliano Allegrit:

“Jam i kënaqur me fjalët e Max. Ai jetoi vite të mrekullueshme me ne, ndamë gëzime. Ai bëri historinë e Juves. Besoj se ndarja jonë erdhi natyrshëm dhe për këtë arsye nuk ka pendim”.

Edhe pse “Zonja e Vjetër” dështoi ta fitonte Championsin për të tretin sezon radhazi me Ronaldon në organikë, Nedved shpjegon se afrimi i CR7 kurrsesi nuk mund të konsiderohet operacion i dështuar.

“Cristiano si teknikisht dhe sa i përket imazhit na dha një shtysë drejt Olimpit të futbollit. Ka shënuar më shumë se 100 gola në 120 ndeshje. Mund ta kritikojmë sepse të gjithë jemi të hapur ndaj kritikave dhe duhet t’i pranojmë kritikat kur bëjmë një gabim. Por të vësh në dyshim statistikat e tij dhe atë që ai tregon në çdo ndeshje, për mua nuk është e drejtë. Ai është një djalë shumë i thjeshtë, edhe pse nga jashtë nuk duket. Fëmijët do të do të studiojnë trupin dhe karrierën e tij, sepse mbetet prototipi i një lojtari modern, i cili me talent të jashtëzakonshëm dhe shumë punë ka arritur objektiva të pabesueshëm.”

Sidoqoftë tifozët e Juventusit kanë frikë se mund të jetë sezoni i fundit i CR7, por Nedvet i siguron.

“Ronaldo nuk mund të preket, ai ka kontratë deri më 30 qershor 2022 dhe ado të qëndrojë. Pastaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.”

Paulo Dybala nuk po jep kontribut për Juventusit që nga 10 janari, një mungesë që ka peshuar jo pak në ecurinë e rezultateve të Juves.

“Na ka marrë malli për të, besoj se këtë vit ai nuk ka luajtur më shumë se 800 minuta me ne, janë shumë pak. Prania e tij do të na garantonte variante sulmuese dhe gola që, pa dyshim, i kemi humbur. Ai ka kontratë edhe vitin tjetër. Për të ardhmen e tij nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar asaj që kanë thënë drejtori Paratici dhe presidenti Agnelli. Pa dyshim, tek Juvja vlerësohen gjithmonë të gjithë lojtarët dhe mundësitë e tregut, është normale që të jetë kështu”.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

Cristiano Ronaldo i hapur për rikthimin në Real Madrid

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...