Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Nelloski: Kjo Qeveri nuk do të zgjatë më tepër se deri në zgjedhjet lokale vitin tjetër

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Anëtari i Komitetit Eksekutiv të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Nelloski, sot në emisionin “Samo Vistina”, vlerësoi se Qeveria e re në krye me LSDM-në, nuk do të jetojë gjatë dhe do të dështojë, informon Zhurnal.

Ai potencon se LSDM lejon krime për funksionarët e partisë së tyre dhe nuk i ndëshkon.

“Se LSDM mundet edhe më shumë edhe më mirë, e pamë me atë kur një funksionar mori dënim “të madh” për kontrabandim të cigareve e më pas anëtar i familjes së tij mori leje për mbikqyrje të marihuanës”, tha Nelloski.

Ai potencoi edhe rritjen e çmimit të ngrohjes për 7,5% për të cilën konsideron se qytetarët do të dëshpërohen kur ti shohin faturat e ardhshme.

“Qytetarët do të bëhen nervozë kur t’u vijnë faturat për ngrohje më të larta për 7,5%, e kjo askund nuk u tha. Kjo është përshkak faktit që LSDM bën harxhime joproduktive, ka marrëveshje me furnizuesin univerzal dhe përmes kompanive për energjetikë, LSDM me firma të afërta thithë të holla prej tyre”, tha Nelloski.

Sipas tij, mbi 40 mijë qytetarë kanë ngelur pa punë gjatë kohës së krizës korona.

“Kjo Qeveri-ngjitëse do të zgjatë shumë shkurt. Vitin e ardhshëm ka zgjedhje lokale, nuk besoj se do të zgjatë më tepër se deri në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE në periudhën e ardhshme do të jetë mes qytetarëve, sikurse deri tani. Unë do të jem në protesta”, tha Nelloski.

Ai dërgoi mesazh se revolti i qytetarëve do të eksplodojë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...