Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Nesër protestë kundër mafisë së Zaevit dhe shtrenjtimit të rrymës, paralajmëroi VMRO

Shkup, 16 shtator – Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të vazhdojë nesër me protestat kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike.

“Protestojmë dhe do të vazhdojmë. Kapaku i të gjithave është shtrenjtimi i rrymës që e bren standardin e të gjithëve. Për atë vazhdojmë të protestojmë kundër rrymës së shtrenjtë që sjell popull të varfër”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata sqarojnë se protesta do të jetë me vetura prej ora 18:00, duke filluar nga salla sportive “Boris Trajkovski”, për të vazhduar në rrugën “Aradhat partizane”, për t’u ndalur para Komisionit rregullator.

“Mafia e Zoran Zaevit e ka rrënuar ekonominë në Republikën e Maqedonisë. Për shkak paaftësisë së qeverisë së LSDM-së, kanë ngelur mbi 40 mijë qytetarë në rrugë për pesë muaj”, deklarojnë nga partia opozitare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...