Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Nikolovski: Duhet të vendosim rend në funksionimin e institucioneve

Shkup, 15 shtator – Në Qeveri kemi vullnet politik dhe personal të përkushtohemi në funksionimin e institucioneve. Duhet të  vendosim rend dhe të fillojmë me punë, në vetë fillimin  jemi gjatë definimit të punëve dhe ende bisedohet  për ekipim të kabinetit tim. Në periudhën në vijim me kujdes do t’i definojmë  punët, do të ekipohemi dhe do të dalim me propozime konkrete para qytetarëve, theksoi sot zëvendëskryeministri  për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski.

“Si do ta kontrollojmë preardhjen e pronës është proces që do të zgjasë  dhe nuk do të jetë gati as nesër, as në tetor. Bëhet fjalë për punë sistematike që kanë ardhur  për t’i përpunuar dhe kemi nderin  në mënyrë transparente  dhe të hapur t’i ndërtojmë të gjithë mekanizmat dhe modelet  në bazë të praktikave më të mira”, tha Nikollovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Theksoi se mund të shkurtohen shumë përfitime, shpenzime dhe privilegje të personave të zgjedhur.

“Një nga shtyllat e programit tonë është shkurtimi i përfitimeve dhe privilegjeve. Secili nga ne  ka ardhur për rrogë dhe duhet të punojë më të mirën për qytetarët. Sikur unë që kam mundur të mos shfrytëzoj kartelë zyrtare si zëvendësministër plotësues  ose ministër dhe asgjë nuk më mungon të njëjtën mund ta bëjë edhe secili funksionar  në nivel qendror ose lokal. Nuk duhet të shikojmë vetëm në gjërat që na takojnë ose jo, por edhe të mendojmë  nëse diçka duhet të përdorim dhe ta shfrytëzojmë në dëm të qytetarëve dhe sistemit”, tha Nikollovski.

Premtoi se  plotësisht  do të bëjnë përpjekje që gjithçka në nivel qendror dhe lokal të jetë transparente, të ketë të dhëna të hapura  dhe  gjithçka të publikohet, që ishte vazhdimësi  edhe i politikave të qeverisë së kaluar.

“Do të insistojmë në vazhdimin e shkurtimit të privilegjeve dhe të drejtat diskrecionale të funksionarëve të zgjedhur. Kjo fushë për punë është e madhe dhe ka shumë për të punuar. Kemi vullnet të fuqishëm politik për rregullim të punëve në shtet që tani mua më është dhënë si mandat”, theksoi Nikollovski.

Saktëson se ende nuk është definuar se çka do të bëhet me shkurtimin e shpenzimeve rrugore të funksionarëve.

“Me siguri se do të shkojmë në riorganizim të tërësishëm  dhe do të ofrojmë koncept të ri sistematik. Kemi aq shumë mundësi ku duhet të racionalizohen shpenzimet, të zvogëlohen privilegjet dhe të na kthejnë nga keqpërdorimet, por në periudhën   që vijon  sapo të konceptohet  vendimi konkret do të shpërndahet me opinionin. Në pjesën e deputetëve kjo pyetje duhet të dërgohet deri në Parlament sepse është mbi Qeverinë dhe ministrat të përgjigjen para  deputetëve”, potencoi Nikollovski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...