Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Nissan do të lansojë automjete të reja në Kinë në pesë vitet e ardhshme

Shefi ekzekutiv i kompanisë së automjeteve të Nissan ka thënë të shtunën se planifikon të lansojë një numër të automjeteve të reja në tregun e Kinës në pesë vitet e ardhshme, duke përfshirë makina elektrike, të cilat do të mund ta ndihmojnë prodhuesin japonez të makinave të rikthejë profitin.

Shefi Makoto Uchida dhe shefi i kompanisë së njëjtë në Kinë, Shohei Yamazaki, kanë thënë se Nissan do të prodhojë nëntë modele elektrike me dizajn të ri, dhe do t’i lansojë në tregun më të madh të automjeteve deri në vitin 2025, raporton Reuters.

Deklaratat e Uchidas vijnë pasi investitorët kanë shprehur shqetësime për makina-prodhuesin e dytë më të madh në Japoni, i cili ka paralajmëruar humbje prej 4.5 miliardë këtë vit për shkak të pandemisë.

Gjendja për kompaninë është vështirësuar edhe pas skandalit me financa nga ish-shefi i tij, transmeton KOHA.

Megjithëse tregu i automjeteve në Kinë vazhdon të rikthehet fuqishëm, Nissan muajin e kaluar ka pësuar tkurrje për 2.4 për qind.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...