Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Nuhiu: Për herë të parë në krye të Prokurorisë Themelore të Tetovës vjen një shqiptar

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Zv/Ministri i drejtësisë , Agim Nuhiu në një emision televiziv ka shprehur knaqësinë e tij që tashmë në krye të Prokurorisë themelore të Tetovës do të jetë një shqiptar.

Nuhiu potencoi se gjithmonë për të ka vlejtur parimi që njerëzit në pozita kyçe të kenë kualifikimin dhe zotësinë adekuate për postin e marrë.

Ai mes tejrash tha se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore është garancion i Marrëveshjes së Ohrit që tani janë edhe vlera kushtetuese, shkruan Zhurnal.mk.

“Sigurisht që dua të shpreh ndjesinë time pozitive për faktin se për herë të parë në krye të Prokurorisë Themelore të Tetovës vjen një shqiptarë. Kjo nuk do të thotë se të vëhet një shqiptarë në kuriz të komponentës të profesionalizmit, sepse ne si pushtet ekzekutiv dhe si zyrtarë politik gjithmonë kemi qenë dhe mbetemi të orientuar që në çdo avancim, qoftë edhe në krijimin të mardhënies së punës, qoftë edhe në pozitat drejtuese njerëzit të plotësojnë edhe profesionalizmin. Pra komponenta e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat jo në dëm të profesionalizmit do të duhet të jenë dy komponenta që në mënyrë kumulative do të duhet të plotësohen sepse fundja përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një masë afirmative që nëpërmjet MO-së tanimë janë vlera kushtetuese të vendit tonë dhe këto masa do të duhet të plotësohen”, ka deklaruar mes tjerash zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...