Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Nuk hynë në fuqi orari i ri i administratës, Qeveria do e rishqyrtojë

Shkup, 30 shtator – Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut vendosi të kthen përsëri orarin e administratës shtetërore, duke mos e nënshkruar vendimin e fundit të Qeverisë për ndryshimin e orarit të administratës.

Administrata do të vazhdojë të punojë nga ora 07:30 deri në ora 15:30, ose prej orës 08:30 deri në ora 16:30. Paralajmërohet që në seancën e radhës të diskutohet përsëri në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e shtatë kishte vendosur që pas tre viteve të zbatimit të kohës së punës fleksibile, administrata publike prej më 1 tetor do të punojë sërish në termin fiks prej 08:00 deri në ora 16:00.

Ky vendimi i ka revoltuar administratorët, të cilët shpresojnë që i njëjti të tërhiqet. Sindikata e Punëve të Administratës së Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Maqedonisë (AOGJSH) sot kërkoi që urgjentisht të tërhiqet ky vendim, pasi që i njëjti është në kundërshtim me marrëveshjen kolektive të nënshkruar në fillim të vitit në të cilin është konstatuar orari fleksibil i punëve. “Ky vendim, për Sindikatën është i paqartë dhe konfuz dhe menjëherë ka krijuar revolt mes të punësuarve për arsye se Qeveria me miratimin e këtij vendimi nuk e respekton dialogun social, vepron kundër Konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe e mohon Marrëveshjen Kolektive të Administratës Shtetërore”, thonë nga Sindikata.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...