Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Shqipëri

“Nuk marr do frymë…”/ Fjalët e fundit të shqiptarit, si u masakrua me thikë dhe shufra hekuri

Së fundmi mediat Britanike kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja makabre të 21-vjeçarit shqiptar, Serxho Marku.

“Nuk mund të marr dot frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”, mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar gjatë momentit të vrasjes.

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku. Alan Kent, i tha gjykatës se Marku ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga, ndërsa për ngjarjen u shpall fajtor italiani Francesco D’Agostino, 45-vjeç.

21-vjeçari shqiptar, Serxho Marku, u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brighton, të mërkurën e 11 shtatorit. Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County, por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Dy punonjës kuzhine italiane, Francesco D’agostino dhe Giuseppe Pericione u morën si të pandehur menjëherë pas ngjarjes. Marku nuk kishte të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri. Për policinë motive i vërtetë i vrasjes është ende i paqartë, ndërsa në media është aluduar për implikim të tyre në trafik lëndësh narkotike.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...