Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Numrat e djeshëm janë për shkak të KSI-së, thonë nga VMRO-DPMNE

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka akuzuar sërish Qeverinë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive për gjendjen me coronavirusin.

Nga kjo parti thonë se numri i djeshëm prej 641 të infektuarve të rinj është faj i Komisionit, që sipas tyre duhet të zëvendësohet me anëtarë të rinj.

“Qeveria dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk kanë besueshmëri dhe nuk mund të përballen me krizën. Çdo i katërti i testuar në Maqedoni është i sëmurë me COVID-19. Numri i djeshëm i 641 pacientëve të rinj është provë se asgjë që qeveria ka bërë nuk ka ndonjë efekt. Çdo ditë është një kulm i ri”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se LSDM-ja nuk ka kapacitet të jetë në funksion të qytetarëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...