Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë nesër vazhdojnë me protestat ndaj mësimit online

Tetovë, 6 tetor, zhurnal.mk – Nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Tetovës, nesër (e mërkurë) do të vazhdojnë me protestat kundër mësimit online.

Ata thonë se nuk janë tërhequr nga bojkoti i mësimit në distancë dhe se kërkesa e tyre e vetme është që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike.

Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju kanë bërë apel se çdo ditë e humbur e mësimit, është në dëm të tyre.

“Për një javë rreth 80 përqind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme me sukses është zhvilluar mësimi online, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se janë në koordinim me kryetarët e bashkive, qeveritë lokale dhe drejtorët e shkollave dhe po punojnë për të kapërcyer këto sfida.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...