Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Nxënësit e Strugës ndërpresin bojkotin, i kthehen mësimit online

Strugë, 13 tetor, zhurnal.mk – Nxënësit e Strugës thonë se vendimin për t’i dhënë fund bojkotit e kanë marrë bazuar në situatën epidemiologjike në vend dhe në konsultim me këshillin e nxënësve të shkollave të mesme nga qytetet tjera ku kishte protesta. Sipas tyre, qëllimi është që mos të rrezikohet jeta e askujt.

“Sapo të qetësohet situata epidemiologjike, do të bëjmë hapa më të shpejtë për të reaguar për t’u kthyer në bankat e shkollës”, njoftojnë nga Këshilli Organizativ.

Ky vendim vjen pas njoftimeve nga drejtoritë e shkollave në Strugë se do të vijojnë sanksione për ata nxënës që nuk do të kthehen në shkollë, madje edhe përjashtime. Në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor”, me prani fizike kryhet mësimi praktik dhe ushtrimet. Nxënësit janë të ndarë në grupe dhe vijnë një ose dy ditë në javë.

“Këto janë lëndë që duhet të realizohen në shkollë, siç është mësimi praktik nëpër kabinete, punëtori, laboratorë”, deklaroi Mile Poposki, drejtor i shkollës së mesme “Niko Nestor”.

Mësim ka edhe në të gjitha shkollat fillore dhe zonat rurale në Strugë, ku kishte bojkot të pjesshëm deri javën e kaluar. Por, për shkak të internetit të dobët, vetëm një numër i vogël i nxënësve kyçen në program.

Megjithatë, në disa shkolla ka ende numër të vogël të prindërve që bojkotojnë mësimin dhe nuk lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...