Agjencia Zhurnal.KS
Bota Maqedoni TOP LAJM

OBSH-ja pret që pandemia e ardhshme të jetë shkatërrimtare

Nëse nuk mësohemi me koronavirusin dhe e zbatojmë mësimin në praktikë me resurset e nevojshme dhe përkushtimin, pandemia e ardhshme, që sigurisht do të ndodhë, do të jetë shumë më shkatërruese. Kjo paralajmërohet në raportin e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Autorët e raportit, të titulluar “Bota e paorganizuar”, cekin se pandemia e tanishme Kovid-19 është dëshmi për “paaftësi kolektive” për t’u zbatuar në praktikë masat për parandalim, përgatitje dhe përgjigje, “t’u jepet karakter adekuat prioritar”.

Këtë vit gjithashtu ishte cekur edhe “ndjeshmëria e ekonomive dhe sistemeve sociale të cilët janë të lidhur ngushtë”, si dhe zbrazëtirat e qarta në shoqëri dhe kombe lidhur me pabarazitë, përderisa koronavirusi “arrin në botë të paorganizuar”, thuhet në dokument.

Si konkludim, autorët e raportit theksojnë se pandemia “na përkujtoi qartë se është e pamundur të mbështetemi në siguri shëndetësore pa sigurim social”.

Ata u bëjnë thirrje vendeve të ndërtojnë sisteme stabile, të ndërmarrin masa adekuate dhe t’u përkushtohen investimeve për preventivë, duke u përgatitur për “më të keqen” sepse “askush nuk do të jetë i sigurt përderisa nuk jemi të gjithë së bashku”.

OBSH kumtoi se mbi 11 miliardë dollarë janë investuar në përballjen me pandeminë, nd[rkaq shpenzimet për masat për preventivë janë vetëm pesë dollarë amerikanë në vit për njeri.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...