Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Shkup, 23 mars – Zhurnal.mk – Pa shpalljen e thirrjes publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milion euro, tregon raporti më i ri nga monitorimi i zbatuar nga Qendra për komunikime civile për periudhën janar-qershor të vitit 2020. Kjo është për 15 përqind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Sipas rezultateve të monitorimit, në çdo të tretin tender është dorëzuar një ose asnjë ofertë, ndërsa çmimi më i ulët është përdorur në 96 përqind të rasteve si kriter për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, me çka ruhet trendi më I volitshëm nga viti paraprak.

“Është arsyetuar dyshimi se me një zbatim kaq të madh të kriterit “çmimi më i ulët” i sjell në pikëpyetje parimet e ekonomisë dhe efikasitetit të mjeteve publike”, thonë nga Qendra për komunikime civile.

Ankandi elektronik është shfrytëzuar në 92 përqind të tenderëve, gjë që, sipas Qendrës për komunikime civile, mundëson që manipulimet që gjeneron në furnizimet publike të vazhdojnë të jenë të përhapura.

Simptomatike është edhe ajo që disa ofertues kanë dorëzuar oferta afër vlerës së parashikuar, megjithëse vlera e vlerësuar e tenderëve nuk bëhet publike.

Është vërejtur edhe mosrespektim i Ligjit për furnizime publike në tenderët lokalë, veçanërisht në pjesën e elaborimit të nevojës për furnizimin dhe arsyet e pandashmërisë.

Konstatimi nga monitorimi i zbatuar është edhe ai se institucionet nuk këshillohen me sektorin e biznesit për të përmirësuar dokumentacionin e tenderit, gjegjësisht në periudhën e monitoruar është zhvilluar një dialog teknik për vetëm 1.4 përqind të tenderëve.

Monitorimi i furnizimeve publike zbatohet në kuadër të aktivitetit “Shpenzimet publike për të mirë publike”, I mbështetur nga Projekti i USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve. Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë efektivitetin e shpenzimeve publike duke ulur korrupsionin dhe duke rritur transparencën

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...