Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Pagesa e kredive, qytetarët: Kriza vështirëson pagesën e kësteve

Shkup, 27 shtator – Në nisjen e krizës me viursin korona, të gjitha bankat vendosën të shtyjnë pagesën e kësteve për gjashtë muaj, e kjo masë lehtësuse u shfrytëzua nga rreth 70% e qytetarëve.  

Shtyrjen e dytë të pagesës së këstve të kredive,  do të mund ta shfrytëtojnë qytetarët që kanë humbur punën, kanë ulje të rrogave të paktën 10% gjatë krizës së korona virusit ose kanë shpenzime të larta mjekësore për trajtim nga Sars Cov2.  

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se në këtë situatë të paqartë me virusin , kanë vështirësi në pagesën e kësteve.   “Është i vështirë jo vetëmi pagesa e kredive por edhe mbarë faturat që kemi. Nuk presim ndonjë përmirësim përderisa kemi këtë situatë me virusin. “Është shumë i vështirë kthimi i këstve, punë nuk ka. E vështirë”, shprehen qytetarët.  

Ndryshe nga ato që kanë vështirësi ti paguajnë këstet, dikush për shkak të të ardhurave shumë të vogla e ka të pamundur ta mendojë marrjen e kredisë.  

“Unë e kam të pamundur të marr kredi, kam të ardhura vetëm prej 10 mijë denarësh”. “Nuk kam marr kredi por as që mund të marrë unë”, theksojnë qytetarët.  

Megjithë ankesat, gjatë kësaj periudhe të krizës nga pandemia, vërehet një rritje prej  8.8 % në kërkesën vjetore për marrje të kredive.  

Në të dhënat e fundit të Bankës Qëndrore tregojnë një rritje të dukshme të kërkesave për  kreditë konsumtatore, një ulje e lehtë është regjistruar te kërkesa për kreditë banesore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...