Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Pahor u prit në vilën “Vodno” me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Presidenti slloven Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën “Vodno” u takua me presidentin Stevo Pendarovski, me ceremoni zyrtare dhe nderime të larta shtetërore.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit slloven dhe maqedonas.

Pahor dhe Pendarovski së pari do të kenë një takim sy më sy, pas së cilës do të pasojë nga një takim plenar i delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë. Më pas është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pahor dhe Pendarovski do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellcevit në kishën Shën Spasi në Shkup.

Presidenti slloven gjatë ditës do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe do t’u drejtohet deputetëve në shtëpinë ligjvënëse.

Presidenti slloven nesër do të qëndrojë në Ohër, ku së bashku me presidentin Pendarovski do të marrë pjesë në një stërvitje demonstruese të forcave speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...