Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Pamje: Messi u mirëprit në mënyrë të çmendur në Torino

Rreth 100 tifozë, të cilët nuk kishin vendosur maska, e priten Barcelonën dhe Lionel Messin në hotelin e tyre në Torino të martën, para ndeshjes së sotme kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është nikoqir i Barçës sonte në Allianz Stadium, në një ndeshje të Grupit G që nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Kampioni italian do të jetë pa Cristiano Ronaldon, i cili ende nuk është shëruar nga koronavirusi, si dhe pa Giorgio Chiellinin e lënduar, ndërkohë Leonardo Bonucci është në dyshim.

Ndërkohë, ekipi i Barcelonës mbërriti në qendër të Torinos të martën në mbrëmje.

Messi dhe Barcelona u mirëpritën nga rreth 100 tifozë të moshës mes 16 dhe 18 vjeçe, por vetëm pak prej tyre bartnin maska mbrojtëse të virusit.

Vetëm dje, në Itali u shënuan 21.994 raste të reja me Covid-19.

Turma e të rinjve u mbikëqyr nga vetëm dy policë, por askush nuk u lejua të ketë kontakt fizik me Messin apo bashkëlojtarët e tij.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...