Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Pas 2 dekadave, në Prill do bëhet regjistrimi i popullsisë, kryeministri Zaev decid

Shkup, 26 shtator – Maqedonia e Veriut gati pas afër 20 viteve në prill të vitit të ardhshëm po planifikon të realizojë regjistrimin e popullsisë. Ky operacion i lënë pas dore dhe që ka krijuar një kaos dhe paqartësi statistikore në vend më në fund pritet të realizohet dhe se për këtë ka folur kryeministri Zoran Zaev.

“Regjistrimi do të kryhet në vitin 2021. Pikë. Ne e anuluam në vitin 2020 për vitin 2021, pas kërkesës së opozitës, para se të shfaqej Kovid-19. Regjistrimin mund ta kryejmë në Prill. Ajo punohet sipas standardeve dhe menaxhimit të Eurostat. Atë e realizojnë institucionet, në vendin tonë është Zyra shtetërore e statistikave”, deklaroi Zaev.

Edhe përkundër paralajmërimit të kreut të Qeverisë, deri tani nuk ka nismë zyrtare në Kuvend për miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2021.

Zirap Ademi, zv/drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës thekson se regjistrimi parashihet të bëhet sipas parimit “vendbanim i përhershëm”. Pjesë e tij do të jenë të gjithë personat që jetojnë në shtet dhe të huajt që janë këtu për më gjatë se një vit. Shtetasit që jetojnë jashtë vendit do të mund të regjistrohen nëpërmjet formës elektronike.

“Propozimi tani është që të mbetet edhe kategoria etnike, edhe religjioni, edhe gjuha amtare”, thekson Zirap Ademi.

Procesi do të monitorohet nga përfaqësues të EUROSTAT-it. Për regjistrimin në terren parashihet të angazhohen mbi 2600 persona kurse regjistrimin do ta bëjnë direkt në formularë elektronik, i qasshëm në të 7 gjuhët e komuniteteve në vend. Tenderi për sigurimin e pajisjeve teknike ka përfunduar kurse për vitin 2021, qeveria duhet të parashikojë buxhet për kompensimin e regjistruesve në terren dhe komisionerëve në komisionet rajonale të regjistrimit. I gjithë procesi pritet të kushtojë 8.5 milion euro. Regjistrimi i fundit u zhvillua në vitin 2002, ndërsa ai i vitit 2011 dështoi, pas mosmarrëveshjeve dhe dështimeve nga Komisioni shtetëror për regjistrim. 

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...