Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Pas Italisë e Spanjës, e gjithë Evropa në prag të karantinës!

Me shpërthimin e rasteve te koronavirusit dhe përpjekjet ëe nuk po japin rezultatin e shpresuar në frenimin e tij, Evropa po i afrohet ndjeshëm një karantine tjetër.

Italia paraqiti kufuzimet më të ashpra deri tani që prej heqjes së bllokimit në muajin maj dhe Spanja, e goditur rëndë gjatë valës së parë të pandemisë, vendosi shtetrrethimin gjatë natës në të gjithë vendin. Autoritetet lokale mund të ndalojnë edhe udhëtimin mes rajoneve, ndërsa kryeministri Petro Sanchez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë afatin e rregullave të reja nga 15 ditë, në gjashtë muaj.

Në Itali, rritja e vazhdueshme e rasteve ka nisur të shkaktojë një tendosje të madhe në shërbimet shëndetësore të vendit, duke risjellë në kujtesë skena të përpara disa muajve. Baret dhe restorantet atje do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë. Kancelarja Angela Merkel mbledh sot me urgjencë taskën force-ne saj të krizave për të dsikutuar hapat e ardhshëm që do të merren.

Qeveria çeke e pranoi se masat e marra së fundi nuk e kanë ndaluar numrin e infektimeve, ndaj po mendohet për hapa drastike. Rastet janë rritur në nivele rekord në mbarë kontinentin e vjetër, ku autoritetet po përballen në një njëjtin kohë edhe me një kundërshtim në rritje ndaj kufizimeve të lëvizjes.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...