Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Pecas: Për momentin Micotakis nuk ka plan të udhëtojë në Shkup, ndoshta në të ardhmen po

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Tani për tani, nuk është planifikuar asnjë udhëtim i kryeministrit grek Kirjakos Micotakis në Shkup. Një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, sot në konferencë të rregullt për shtyp në lidhje me vizitën e mundshme të Micotakis në vendin tonë.

“Ekziston mundësia për një takim të ardhshëm të kryeministrit me z. Zaev dhe me z. Borisov, në korniza të ‘Thessaloniki Summit’ në Selanik. Ne do ta shohim këtë më vonë, në nëntor”, tha Pecas.

Lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrave të dy vendeve, zëdhënësi i Qeverisë greke tha se ajo që është e rëndësishme është që Greqia gjithmonë të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe natyrisht edhe të Maqedonisë të Veriut.

“Mendoj se kemi treguar se kohët e fundit kemi bërë shumë përparim në të gjitha nivelet. Marrëveshjet adekuate në lidhje me progresin e këtij bashkëpunimi tashmë janë dorëzuar në Kuvend. Ne kemi thënë gjithashtu se bisedat para-aderuese në nivel të BE-së janë gjithmonë forum i mirë për të përmbushur interesat greke. Çdo hapje dhe mbyllje e kapitujve të negociatave do të pasqyrojë pozicionin e vendit tonë”, tha Pecas.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...