Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski mbështet iniciativën që sulmet ndaj gazetarëve të cilësohen si vepër penale

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) me të cilët ka biseduar për gjendjen me lirinë e mediave, organizimin sindikal dhe për kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“Ishte diskutuar për çështjet të cilat janë të nevojshme të rregullohen në lidhje me të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, si dhe për mundësimin e kushteve adekuate për gazetarët lirshëm ta kryejnë punën e tyre, duke e marrë parasysh atë që liritë mediatike ende mbesin sfidë për të cilën nevojitet angazhim i të gjitha palëve të prekura me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve afatgjate”, informon Kabineti i presidentit.

Në takim është biseduar edhe për punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në kushte të KOVID-19, me ç’rast është theksuar se të gjitha institucionet, organizatat dhe kompanitë të cilat i ftojnë mediumet në ngjarje duhet të sigurojnë kushte adekuate që ato ta kryejnë punën e tyre.

Përfaqësuesit e SPGPM-së e kanë informuar presidentin për nismën në të cilën punojnë së bashku me organizatat tjera relevante mediatike për ndryshim të dispozitave në Kodin penal, me qëllim që sulmet mbi gazetarët dhe punonjësve mediatik të hulumtohen sipas detyrës zyrtare.

Presidenti Pendarovski ka dhënë mbështetje për ndryshimet e tilla me të cilat do të mundësohet sulmet mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik të trajtohen si vepra penale.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...