Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Për 60 vendet hetues në BKH, aplikojnë 500 kandidatë, mbyllet procesi

Rreth 500 kandidatë kanë aplikuar për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit për 60 vende të përcaktuara për këtë strukturë.

Burime nga BKH-ja bëjnë të ditur, se në dy ditët e fundit është regjistruar numri më i lartë i aplikuesve pasi 3 ditë më parë ishin regjistruar vetëm 165 kandidatë.

Kandidatët janë kryesisht nga Policia e Shtetit dhe civilë, të cilët kanë pasur mundësi që të aplikojnë që nga data 8 shtator, njofton RTSH.

Sipas BKH-së, kandidatët kanë aplikuar pas plotësimit të disa kritereve të vendosura dhe pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhjes, ku aplikantët do t’u nënshtrohen disa testimeve.

Vetëm kandidatëve që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumentet në lidhje me procesin e verifikimit.

Për përzgjedhjen e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryhen 5 teste përzgjedhjeje.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...