Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Për hapjen e kufijve do të vendoset javën e ardhshme

Shkup, 18 shtator – Zhurnal.mk – Vendet e rajonit javën e ardhshme pritet përfundimisht të marrin vendim për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Edhe pse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javën e kaluar, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit do të ketë epilog në takimin e ardhshëm onlajn midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë dhe Greqisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Rruga drejt” në TV Alsat-M, tha se meqë gjendja epidemiologjike është e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e vendeve të rajonit paralajmëruan këshill koordinues për veprim të përbashkët në sjelljen e vendimeve për luftë kundër pandemisë. Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për test PCR që të kalohet kufiri.

Pritet javën e ardhshme një koordinator i Ministrisë së Shëndetësisë para përfaqësuesve të vendeve të tjera ta prezentojë gjendjen në vend me Kovid-19, pas së cilit në takim të ri duhet të dakordohet politikë e përbashkët për kufijtë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...