Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Përditësimi i Tetorit 2020 të Windows 10-ës do të instalohet në pak minuta

Gjithsesi Microsoft ka premtuar të adresojë problemet me përditësimet duke i bërë ato më të lehta dhe të shpejta për tu instaluar.

Përditësimi i Tetorit 2020 i Windows 10-ës do të instalohet në vetëm pak minuta. Arsyeja pse ky përditësim instalohet kaq shpejtë ka të bëjë me llojin e tij sepse është më tepër një përditësim që thjeshtë do të aktivizojë funksionalitete të reja që kanë qenë prezent në sistemin operativ që prej muajit Maj.

Konkretisht përditësimi është vetëm 80MB dhe procesi i instalimit të tij do të jetë shumë i shkurtër. Megjithatë për instalimi i tij duhet të keni të gjitha përditësimet e muajit Maj 2020 të instaluara deri në përditësimin e Gushtit.

Nëse nuk i keni instaluar, atëherë përditësimi i Tetorit 2020 do të jetë po aq sa përditësimet e kaluara, plot 3GB. Normalisht nëse nuk keni Përditësimin e Majit 2020, natyrisht procesi i Përditësimit të Tetorit do të marrë më shumë kohë për tu instaluar.

Gjithsesi Microsoft ka premtuar të adresojë problemet me përditësimet duke i bërë ato më të lehta dhe të shpejta për tu instaluar. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...