Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në Gjorçe, MPB: Janë identifikuar 16 persona

Shkup, 20 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë identifikuar 16 persona në lidhje me incidentin e djeshëm ku një grup tifozësh kanë përdorur gjuhë të urrejtjes në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, duke brohoritur “Shqiptarë i mirë, shqiptarë i vdekur”.

Nga MPB thonë se përveç rastit të djeshëm po punohet edhe për rastin e disa ditëve më parë, ku në qendër të Shkupit, grupi i tifozëve “Komitët” kanë përdorur të njëjtat shprehje të gjuhës së urrejtjes.  

“Ministria e Punëve të Brendshme tashmë intensivisht po punon në koordinim me Prokurorinë për të zbardhur këto raste, bëhet fjalë për dy raste, pas çka do të parashtrohen padi penale. Po identifikohen pjesëmarrësit, po thirren në bisedë, konkretisht për rastin e djeshëm janë ndaluar, respektivisht janë thirrur, janë identifikuar 16 persona. MPB do të ketë 0 tolerancë për raste të këtilla. Intensivisht do të punohet derisa të sanksionohen”, tha Suzana Praniç Talevska.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...