Agjencia Zhurnal.KS
Kronika Maqedoni

Përleshje fizike midis kërçovarëve, njëri nga personat dërgohet në Klinikat e Shkupit

Kërçovë, 20 tetor, zhurnal.mk – Një njëzetvjeçar nga Kërçova dje është sulmuar fizikisht nga dy bashkëqytetarë të tij para një objekti hotelierik në bulevardin “Liria” në Kërçovë ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë një person 22-vjeçar i cili ka tentuar ta parandalojë sulmin.

“Dje para orës 18.30, para një objekti hotelierik në bulevardin “Liria” në Kërçovë është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik të kryer nga H.K. (56) dhe L.K. (23) ndaj L.H. (20) të gjithë nga Kërçova”, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Ai shtoi se në përpjekje për ta parandaluar sulmin fizikisht është sulmuar edhe B.H. (22) nga fshati Bogovinë e Tetovës me ç’rast ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente në Shkup.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, DPB Kërçovë do të shtrojë padi përkatëse penale, sqaron Dimovski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Arrestohet vozitësi në Mitrovicë i cili rrezikoi jetën e dy qytetarëve

S.B.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Shkodër. Kapet dhe një tjetër i shpallur në kërkim

S.B.

Paraburgim për shtetasit shqiptarë që kishin kryer vjedhje në Gostivar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...