Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Plenkoviq: Konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV, deri në fund të vitit

Shkup, 20 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e tij të punës në Kroaci e filloi duke u takuar me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Osmani e falënderoi Plenkoviqin për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, nën dirigjencën e së cilës Këshilli i BE-së arriti konsensus dhe vendosi të fillojë negociatat aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.

“Ne Kroacinë mike e kemi një partner të sinqertë, mbështetës tradicional të aspiratave tona për integrim në familjen evropiane. Veçanërisht e vlerësojmë faktin që Kroacia gjatë gjithë periudhës së kaluar besonte fort në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një lidhje e rëndësishme në krijimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon”, tha Osmani.

Kryeministri Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë me mbështetjen e saj të fortë dhe të vendosur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, zëshëm do të angazhohet në procesin e harmonizimit të kornizës negociuese dhe fillimin zyrtar të negociatave aderuese me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti.

Gjatë ditës, ministri Osmani do të takohet me homologun e tij kroat, Goran Gërlic Radman, dhe gjatë vizitës, ai do të qëndrojë edhe në Parlamentin kroat, ku do të takohet me kryetarin e Këshillit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Gari Capelli, kryetarin e Këshillit për Çështje Evropiane, Domagoj Hajdukoviç dhe deputeten Ermina Lekaj Përljaskaj, e cila përfaqëson pakicat kombëtare të maqedonasve, shqiptarëve, malazezëve, boshnjakëve dhe sllovenëve.

Në margjinat e vizitës së tij në Kroaci, ministri Osmani pritet të jep intervistë për të përjavshmen prestigjioze kroate “Nacional”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...