Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi

Po bisedohet për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale

Shkup, 23 mars – Zhurnal.mk – Me rëndësi të jashtëzakonshme për punëtorët dhe të drejtat e tyre është bashkëpunimi midis sindikatave më të mëdha, kanë vlerësuar kryetarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe të Konfederatës së Sindikatave të Lira, Darko Dimovski dhe Bllagoja Ralpovski.

Në takimin e përbashkët është biseduar për gjendjen aktuale dhe për problemet me të cilat po përballen punëtorët gjatë mbrojtjes së të drejtave të tyre, si dhe për nevojën për azhurnim më të madh të institucioneve kompetente gjatë mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Të dyja sindikatat mbesin në kërkesat për harmonizim të pagës minimale dhe kërkojnë zbatim konsekuent të neneve 2, 4 dhe 8 të Ligjit për pagë minimale të cilat sipas tyre janë zbuluar si problematike gjatë zbatimit të tyre dhe nuk respektohen nga ana e punëdhënësve. Konsiderojnë se nevojitet rritje e pagës minimale në vend të harmonizimit të saj.

Pajtohen se paraqitja e përbashkët gjatë përpilimit të ligjit të ri për marrëdhënie pune është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkovi dhe kryetari i SPKLRM-së pranë LSM-së Miqo Stojanovski

Postime të ngjashme

Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Z H

Vazhdojnë problemet për transportuesit në vendkalimin kufitar Evzoni

admin

Janë miratuar edhe 1,4 milionë euro për kërkesa nga linja e kredive pa interes

admin

Pa thirrje publike janë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 11 milionë euro

Z H

Amvisëritë të marrin vauçerë për rrymë ose subvencionet t’i marrë drejtpërdrejtë furnizuesi

Z H

Pensionet do të paguhen nga 29 marsi

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...