Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Prej nesër nuk ka falje për parkim të gabuar në Gostivar

Gostivar, 18 shtator – Zhurnal.mk – Policia dhe shërbimi i automjetit të posaçëm për mënjanim të automjeteve, prej nesër fillojnë me dënim të vozitësve dhe marrje të automjeteve të cilët janë parkuar në sipërfaqe publike. Me dënime do të përballen edhe shitësit dhe gastronomët të cilët pa pëlqim ua kanë ndërruar dedikimin trotuareve dhe rrugëve në qendër të Gostivarit.

Nga SPB Tetovë informojnë se sot, kryesia e dikasterit Gostivar dhe NP Parkingje dhe gjelbërim mbajtën takim në të cilin u dakordua që në periudhën në vijim bashkarisht të punohet në vendosjen e rendit dhe sigurisë më të madhe.

Marjan Josifovski, zëdhënës i SPS Tetovë theksoi se aktivitetet do të kryhen në mënyrë intensive në periudhën në vijim dhe nga policia cekin se për kundërvajtjet nuk do të ketë tolerancë.

Krahas përballjes me automjetet e parkuara gabimisht, do të kontrollohet edhe rirregullimi i disa pjesëve të rrugëve, trotuareve, shitja në tezga të improvizuara.

Për shkak të orës policore dhe parregullsisë teknike të auto parkut, në pjesën më të madhe të vitit në rrugët e Gostivarit u vërejt jodispilinë rrugore. Qëllimi këtyre aksioneve është të mundësojë zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Këtë vit, janë regjistruar 150 mënjanime të automjeteve për shkak të parkimeve të parregullta, që është shumëfish më pak se vitet e kaluara.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...