Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Prej sot do të hapet edhe një pikë e re për testime për Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Këtë mëngjes, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, duhet të hapet edhe një pikë tjetër pranuese për testimet për COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, dje njoftuan se planifikohet të hapet pikë për testim edhe në Gjorçe Petrov, ndërsa deri në fund të javës do të dihet nëse do të bëhen testime në laboratorët privat në llogari të Fondit për sigurim shëndetësor.

Ndërsa gjatë ditës, do të dihet nëse ndryshimet ligjore që parashikojnë mbajtjen e maskave në ambiente të jashtme, ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në publik pas orës 22:00 (parqe, zona publike), si dhe kufizimi i numrit do të kalojnë, si dhe kufizimin e mysafirëve nëpër shtëpi në maksimum katër persona.

Ndryshe, ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka shënuar rritje, ndërsa autoritetet kanë bërë apel për respektim të masave.

Ministri Filipçe tha se personalisht është kundër orës policore, por nëse ajo bëhet e nevojshme do të vendoset.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...