Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Presidenti bullgar në karantinë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, la një udhëtim zyrtar në Estoni, pasi u bë e ditur se, së voni, ka qenë i ekspozuar ndaj coronavirusit.

Radev u kthye të martën në Bullgari dhe u fut në karantinë.

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, tha se Radev, më 16 tetor, ka qenë në kontakt me një zyrtar ushtarak bullgar, i cili ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Pas arritjes në aeroportin e Sofjes, Radev i hodhi poshtë komentet e bëra në Facebook nga presidenti i Estonisë, Kersti Kaljulaid, se ai dhe delegacioni i tij janë vendosur në karantinë në një hotel në Talin.

“Përkundër spekulimeve, as unë, as ndonjëri nga delegacioni im, as gazetarët që më shoqëruan, nuk kanë qenë në karantinë në Estoni”, tha Radev.

“Unë jam në formë të shkëlqyeshme”, shtoi ai.

Radev, roli i të cilit si president është kryesisht ceremonial, tha se për herë të fundit ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 tetor

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...