Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Presidenti kinez urdhër Marinës detare: Bëhuni gati për luftë

Presidenti kinez Xi Jinping u ka kërkuar ushtarëve të tij detarë të përqendrohen në përgatitjen për luftë gjatë një vizite në një bazë ushtarake në jug të Kinës.

Ai u tha trupave të tij të Marinës dje që ‘të përqendrojnë të gjithë mendjen dhe energjinë në përgatitjen për luftë dhe të mbajnë një nivel të lartë gatishmërie’, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar udhëheqësin.

Thirrja e Xi për gatishmëri luftarake vjen ndërsa tensionet politike janë ndezur midis Kinës dhe Tajvanit të vetë-qeverisur, të cilin Pekini e konsideron si të vetin.

Presidenti Xi mbajti fjalimin të Martën ndërsa inspektoi Trupat Detare të Marinës së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA) në Chaozhou të provincës Guangdong.

Lideri komunist ka vizituar rajonin jugor të Kinës që nga e hëna. Ai po merr pjesë në festimet për të shënuar 40 vjetorin e zonës së posaçme ekonomike Shenzhen sot.

Ndërsa vizitonte bazën detare, Xi u kërkoi ushtarëve të ‘përshpejtonin përmirësimin [e aftësive të tyre luftarake]’ në mënyrë që të bëhen një forcë elite me reagim shumë-funksional, e shpejtë, dhe për të gjitha stinët”.

Ai gjithashtu u tha trupave të përqendroheshin në gatishmërinë e luftës duke qëndruar shumë vigjilent.

“Fokusoni të gjithë mendjen dhe energjinë tuaj në përgatitjen për luftë dhe mbani një nivel të lartë gatishmërie,’ citohet të thotë Xi, i cili është gjithashtu kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës.

Udhëheqësi kinez gjithashtu tha se Forcat Detare mbanin detyrat e rëndësishme të ‘mbrojtjes së sovranitetit të vendit dhe interesave detare të vendit’.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...