Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Presidenti Pendarovski u njoftua me situatën aktuale në Armatë pas anëtarësimit në NATO

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti dhe komandanti i Përgjithshëm i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot në takim pune me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Vasko Gjurçinovski u informua për situatën aktuale në mbrojtje dhe në Armatë, pas anëtarësimit të plotë të shtetit në NATO.

Në takim, siç u informuan nga kabineti i presidentit, u prezantuan aktivitetet aktuale, pajisjet, shkalla e realizimit të transformimit dhe modernizimi në Armatë, në përputhje me qëllimet dhe aftësitë e harmonizuara me Aleancën.

Pendarovski, gjithashtu, u informua për përfshirjen e vazhdueshme të Armatës në operacionet e drejtuara nga NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe pjesëmarrjen e planifikuar gjatë vitit të ardhshëm.

Para tij u prezantuan arritjet në lidhje me strukturën e re të forcave, qëllimet dhe zhvillimin e aftësive ushtarake të Armatës dhe perceptimet për transformim të mëtejshëm, në përputhje me nevojat që lindin nga anëtarësimi në NATO.

Pendarovski, siç informuan nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se me anëtarësimin në NATO, përgjegjësia e Armatës është në nivel shumë më të lartë dhe për këtë arsye duhet të vazhdojë investimi në mbrojtje. Në atë kontekst, ai ripohoi angazhimin e tij për të përmbushur qëllimin e vendosur sa më shpejt të jetë e mundur – për të investuar të paktën dy për qind të PBV-së në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...