Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

Princi Harry e ka marrë përsipër një punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë personat me probleme mendore.

Duka i Sussexit do të ketë rolin e shefit të ndikimit në grupin e trajnimit dhe shëndetit mendor, ka bërë të ditur organizata.

Si pjesë e rolit të ri, Harry do të jap këshilla publikisht për tema që lidhen me shëndetin mendor, gjithashtu do të përfshihet në iniciativa tjera si vendimet për strategjinë e produkteve dhe kontributet e bamirësisë.

Anëtari 36-vjeçar i familjes mbretërore ka folur në disa raste për sfidat me përballimin e vdekjes së nënës së tij Diana, në një aksident me veturë në vitin 1997 kur ai ishte vetëm 12-vjeçar. Madje një herë e kishte pranuar që ai pothuajse pësoi “thyerje të plotë mentale” pasi ishte rritur në atë mënyrë që të mos mendonte apo diskutonte për humbjen e personave të dashur.

Harry, babai i së cilit është i pari në radhë për ta trashëguar fronin mbretëror, citohet të ketë thënë: “Mund të them lirisht se humbja e nënës në moshën 12-vjeçare dhe shtypja e emocioneve të mia për 20 vjet, kanë pasur ndikim serioz jo vetëm në jetën time personale por edhe atë profesionale. Në fakt disa herë kam qenë afër thyerjes mendore, sidomos kur nga çdo anë të vijnë të gjitha llojet e pikëllimit, gënjeshtrave dhe keqkuptimeve”.

Princi i cili vitin e kaluar hoqi dorë nga angazhimet e familjes mbretërore për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, me gruan e tij Meghan Markle dhe djalin Archie, tutje ka treguar se deri vonë kishte refuzuar të flas hapur për pikëllimin rreth humbjes së nënës, ngase kjo nuk do ta kthente atë në jetë. Por pas dy vjetëve kaotik në jetën e tij, ka filluar të flasë dhe t’i lirojë emocionet e shtypura, dhe kështu është ndier shumë më mirë.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

Katy Perry do të bashkëpunojë me Taylor Swiftin

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...