Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Probleme për Pirlon, Chiellini lëndohet dhe mbetet disa javë jashtë

Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro punuan pjesërisht me grupin në seancën stërvitore të së enjtes, çka sugjeron se së shpejti ata do të jenë të riaftësuar plotësisht për të qenë të gatshëm për sfidën me Cagliarin, sapo të përfundojë pauza për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Gjithsesi, nga infermieria e Juventusit vijnë lajme të këqija në lidhje me gjendjen fizike të Giorgio Chiellinit.

Konsiderohej e sigurt mungesa e tij në ndeshjen e radhës në Serinë a, më 21 nëntor, por ekzaminimet e fundit mjekësore konfirmuan mungesën e tij për një muaj, pasi ka dëmtuar bicepsin femoral të kofshës së majtë.

Nëse në tetor ai mbeti jashtë për dy javë, për shkak të një tendosjeje të thjeshtë të muskulit në kofshën e tij të djathtë, problem të cilin e kaloi, tani ndalesa do të jetë për të paktën një muaj (mund të shkojë një muaj e gjysmë).

Mbrojtësi qendror vazhdon me terapitë ndërsa Aaaron Ramsey me rehabilitimin.

Edhe uellsiani, i cili u dëmtua në Budapest kundër Ferencvarosit, duhet të rikuperojë një dëmtim në kofshën e tij të djathtë. Ai duhet të bëjë përsëri ekzaminime gjatë fundjavës për të parë nëse shërimi i tij po shkon si duhet.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...