Agjencia Zhurnal.KS
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Profesori I UEJL-së, Veland Ramadani në TOP 4% e shkencëtarëve më të cituar në botë

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Profesori Veland Ramadani u rangua në TOP 4% të shkencëtarëve më të cituar në botë për vitin 2019 në kategorinë ‘Biznes dhe menaxhment’. Rezultatet janë botuar në “Updated science-wide author databases of standardized citation indicators” (https://data.mendeley.com/datasets/btchxktzyw/2). Kjo listë bazohet në të dhënat e citimeve për vitin 2019.

Dr. Veland Ramadani është profesor i rregullt i ndërmarrësisë dhe biznesit familjar në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, Universiteti i Evropës Juglindore. Ai është autor ose bashkëautor i rreth 130 punimeve shkencore, 11 teksteve universitare dhe redaktor i 16 librave shkencorë. Sipas Google Scholar, veprat e tij janë cituar rreth 3.000 herë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...