Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Prokurorja me origjinë nga Manastiri, dridhi politikën e Kosovës me aksionin në Karaçevë

Rozelinda Manastiri, është prokuroja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, e cila dridhi politikën dhe jo vetëm me aksionin e madh në Karaçevë.

Kontrabandë me mallra, organizim i skemave piramidale dhe bixhoz, janë veprat penale që ngarkohen 30 të akuzuarit e rastit Karaçeva, ndër ta edhe disa zyrtarë policorë. E pas dosjes së përgatitur me detaje dhe me prova të mjaftueshme për paraburgim të të pandehurve, qëndron një grua e fuqishme, si Rozelinda Manastiri.

Manastiri, arrit ta zhbëjë ‘Las Vegasin’ e Kosovës, dhe të nxjerrë në pah zyrtarë policorë të kriminalizuar.

Rozelinda Manastiri, është e lindur më 20 nëntor 1974, në Manastir të Republikës së Maqedonisë. Ka jetuar në Gjilan, ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen në drejtimin Teknik –Juridik. Fakultetin Juridik e ka të kryer në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërsa Studimet Posdiplomike në WUS-Austria, drejtimi Civil – Juridik në kuadër të Fakultetit Juridik në Prishtinë.

Ajo ka një përvojë të bujshme profesionale.

Në vitin 2000-2001 ka punuar si përkthyese Shqip –Anglisht, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjilan, 2001-2002 ishte Teknik Juridik , në Odën Ekonomike Rajonale në Gjilan.

Në vitin 2002-2007, e ka ushtruar detyrën si sekretare e Kompanisë në KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan.

Nga 2007-2009, ishte edhe këshilltare komunale në Kuvendin Komunal në Gjilan, ku ka qenë kryesuese e Komitetit për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe kryesuese e Grupit Joformal të Grave të Kuvendit Komunal.

Në vitin, 2013 -2014 deri në dekretimin e saj si Prokurore Shteti, e ka ushtruar detyrën si drejtoreshë në Bordin e Drejtorëve në NPL “Stacioni I Autobusëve” Gjilan.

Teksa më 22 gusht të vitin 2014, është dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për pozitën Prokuror Shteti pranë Prokurorisë Themelore –Departamenti i Përgjithshëm në Gjilan.

Ajo ka kryer trajnime mbi sistemin ligjor të Kosovës, mbi Qeverisjen Korporative për Ndërmarrjet Publike në Kosovë, mbi Ngritjen e Kapaciteteve Menaxheriale…

Ka të kryer stazhin e avokat -praktikantit në Odën e Avokatëve dhe gjithashtu ka qenë anëtare e grupeve të ekspertëve për akte- normative në kuadër të Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës dhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...