Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Propozohet ligj për Polici komunale

Shkup, 6 shtator – Propozohet koncepti i ri për sigurinë qytetarëve dhe dhënien fund të kaosit në rrugë.Vitin e ardhshëm pritet të kemi policë komunalë. Ata duhet të  punojnë nën kompetencat e pushteteve lokale dhe të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë dhe eko-patrullat.

Me konceptin”qytete të sigurta”qeveria pret se do të  ndëpriten vozitjet e shpejta të veturave dhe motoçikletave, ndërsa nuk do të lejohen as parkimet nëpër trotuare. Ata kanë të drejtën të ndëshkojnë edhe qytetarët që hedhin mbeturina në mes të rrugës, i lënë mbeturinat aty ku nuk duhet, krijojnë deponi ilegale, djegin goma, shkatërrojnë kontejnerë, që uzurpojnë hapësirë publike, etj.

Projekti do të fillojë nga bulevaret dhe udhëkryqet kryesore dhe do të zgjerohet në të gjitha qendrat urbane.

“Ajo nënkupton rregullim të qartë dhe rigoroz të shpejtësive në vende të banuara.Vendosjen e sistemit të kamerave për kontrollë për respektimin e rregullave dhe shpejtësisë së lejuar. Automatizim të plotësishëm të procesit të dënimeve dhe lidhjen e tyre me regjistrimin e veturës” – sqarojnë nga Qeveria.

Kryetari i qytetit të Shkupit është optimist se problemet e lartpërmendura do të tejkalohen pasi të inkuadrohet policia komunale që do të jetë nën ingerenca të pushtetit lokal.

“Respektimi i dispozitave ligjore, gjegjësisht futja e policisë komunale në Shkup, sanksionimi serioz i qytetarëve të pandërgjegjshëm si në pjesën e komunikacionit, parkimit dhe hedhjes së mbeturinave komunale është përgjigja kryesore për llojin e tillë të problemeve. Policia komunale është më se e nevojshme në qytetin e Shkupit për arsyen e thjeshtë se duhet të dihet se cili institucion çfarë bën” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Nga MPB theksojnë se kanë ankesa të shumta nga qytetarët sa i përket vozitjeve të shpejta dhe të zhurmshme, andaj edhe në vazhdim do të marrin masa.

“Në periudhën e ardhshme do të ndërmarim edhe më shumë masa dhe aktivitete plotësuese me qëllim që ta mundim këtë dukuri. Nuk është qëllimi ti dënojmë njerëzit, por të ngrisim kulturën e komunikacionit, me këtë ti respektojmë edhe ata qytetarë që nuk i respektojnë rregullat, por edhe pjesmarrësit e tjerë në komunikacion” – u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Ligji përcakton që polic komunal mund të jetë edhe një pensionist, për të cilin do të ishte punë honorar krahas pensionit ku përparësi do të kenë ata që punojnë ose kanë punuar në polici ose ushtri.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...