Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria komenton memorandumin e Bullgarisë: Secili ka të drejtë të vetidentifikohet

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë krijon kornizë juridike dhe ofron instrumente për menaxhim të çështjeve bilaterale dhe ne jemi të përkushtuar në zbatimin e saj, deklaruan për MIA-n nga Qeveria në lidhje me memorandumin të cilin Sofja ua dorëzoi vendeve anëtare të BE-së.

“Me Republikën e Bullgarisë jemi aleatë në NATO, kemi detyrim të përbashkët që t’i përmirësojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, thonë nga Qeveria.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thekson se e drejta e vetëvendosjes dhe vetidentifikimit janë vlerat themelore evropiane dhe përfitime civilizuese dhe se veçantia e gjuhës maqedonase dhe identitetit etnik maqedonas janë fakt i pakontestueshëm.

“Gjuha maqedonase është pjesë përbërëse e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe pjesë e shumë gjuhëve moderne dhe të njohura të cilat mësohen në universitetet e gjithë botës. Në shekullin 21 në Evropë, pranimi të kaluarës, por edhe i të tashmes janë reflektim i politikës përgjegjëse dhe të pjekur dhe miqësi e vërtetë”, konsideron Qeveria.

Sipas Qeverisë, thëniet dhe deklaratat të cilat përmbajnë ofendime nuk krijojnë miqësi.

“Miqësia është rrugë me dy kahe dhe më së shumti varet nga vetë ne, nga respektimi ynë i vlerave dhe parimeve evropiane. Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nënkupton dhe kërkon përgjegjësi dhe pjesëmarrje nga të dyja palët”, thonë nga Qeveria

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...