Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

Shkup, 27 shtator – 470 milion euro përmes 31 masave qeveritare duhet të përfundojnë te qytetarët dhe kompanitë me pakon e katërt të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat e virusit korona. Sipas vlerësimeve, me tre pakot e mëparshëme, ndihma do të kalojë shifrën prej 1 miliard euro, tha kryeministri Zoran Zaev.

Mbështetja për pagesën e rrogave do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit. Do të përcaktohet gradualisht sipas rënies së të ardhurave të secilës kompani të interesuar veçmas. Për shkak të kësaj, ajo do të lëvizë nga 14,500 deri në 21,766 denarë për të punësuar. Por, kompanitë do të jenë në gjendje ta përdorin këtë ndihmë vetëm nëse nuk kanë larguar nga puna si rezultat i krizës së koronës deri më 1 korrik të kësaj vere.

Kartelë pagesore prej 6.000 denarëve do të marrin prindërit e vetëm, kërkuesit pasiv të punës, pensionistët që e kanë pensionin deri në 15,000 denarë, studentët, punonjësit kulturor dhe të filmit. Më shumë se 350,000 qytetarë do të kenë mundësinë për të blerë gjatë fundjavave pa TVSH. Bëhet fjalë për fundjavën e zgjatur nga 10 deri më 12 tetor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...